REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN
ZYRA ARSIMORE GRAMSH
SHKOLLA E MESME E BASHKUAR “XHEZAR MEÇI” POROÇAN
. Poroçan më 03.10.2014
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit public në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shkolla e mesme e bashkuar “Xhezar Meçi” Poroçan shpall vende të lira për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit public si më poshtë:
|
Nr |
Shkolla |
Lënda |
Njësia Arsimore vendore |
Komuna |
|
1 |
“Xhezar Meçi” Poroçan |
Histori-Gjeografi Mesme e Ulët |
Gramsh |
Poroçan |
|
|
|
|
|
|
KËRKESA PËR KANDIDATËT
Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:
a)të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.
DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:
¨ Kandidati për mësues duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.
¨ Dokumentacioni i plotësuar :
a. Kërkesë me shkrim
b. CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)
c. Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).
d. Raport mjeko-ligjor.
e. Dëshmi e masave disiplinore në fuqi në ngarkim të tij.
f. Dëshmi penaliteti.
Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë.
U shpall më 03.10.2014.
DREJTORI I SHKOLLËS
Skënder Buzdra
