Njoftim!

Njoftojmë të gjithë maturantët/kandidatët e Maturës Shtetërore 2014, të cilët do të plotësojnë formularin A2 të programeve të studimit preferenciale, për të marrë pjesë në garën për t'u shpallur fitues sipas parimit Meritë Preferencë se duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme:

1Pasi të printojnë këtë fature duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh.

  2. Më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës ku kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z dhe dorëzojnë mandat pagesën.

  3. Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij.

Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin A2 për shkak të mungesës në sistem të pikëve/notës mesatare.

Formula e llogaritjes së pikëve, Matura Shtetërore 2014 

Fatura A2

Koeiçientët e lëndëve me zgjedhje.MSH 2014

Fituesit e fundit faza e II-të