Njoftim: Për zhvillimin e praktikës profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022-2023.
Për vitin shkollor 2022-2023, aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit do të kryhet nëpërmjet platformës e-albania.
Kandidatët kanë të drejtë të zhvillojnë praktikën profesionale në një nga tri periudhat mësimore:
Afati i regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet platformës e-albania që do të zhvillojnë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, në periudhën e parë mësimore është data 30.08.2022-07.09.2022, në periudhën e dytë mësimore është nga data 05.12.2022 -15.12.2022 dhe në periudhën e tretë mësimore është nga data 06.03.2023- 16.03.2023.
Kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale ngarkon në platformën e aplikimit online dokumentat si më poshtë:
1. “Formulari i aplikimit”, sipas shtojcës 5, bashkëlidhur kësaj rregulloreje dhe pjesë përbërëse e saj.
2. Jetëshkrimi i praktikantit (CV)
3. Dokumenti i dentitetit (ID)
4. Diploma bachelor dhe listë notash e noterizuar + Diplomë master në fushën e mësuesisë dhe listë notash e noterizuar)
5. Raportin mjeko- ligjor
6. Vetëdeklarimin e gjendjes gjygjësore
7. Vërtetim nga prokuroria ose nga gjykata se nuk është në ndjekje penale.
Kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale përzgjedh IAPP-në nga lista e publikuar në faqen e ZVAP-së.
Faleminderit.
