MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KORÇË

ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR ELBASAN

Nr_______Prot                                                                                   Datë 20.09.2024

 

SHPALLJE PËR APLIKIM SI MËSUES KOORDINATOR TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS DHE MËSUES KOORDINATOR TË SIGURIMIT TË CILËSISË

Në mbështetje të ligjit nr.69/2012, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 99, datë 27.2.2019, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar”i ndryshuar, Urdhërit Nr. 463, datë 30.08.2024,“Për përcaktimin e kritereve për miratimin e “Mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë” dhe të “Mësusesit koordinator të këshillimit të karrierës në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shkresës Nr.5367/3 prot., datë 04.09.2024,“Mbi zbatimin Urdhërit Nr. 463, datë 30.08.2024 “Për përcaktimin e kritereve për miratimin e “Mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë” dhe të “Mësusesit koordinator të këshillimit të karrierës” në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar" të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe shkresës nr. 2946/1  dt 18.09.2024, të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, mbi numrin e miratuar të mësuesve koordinatorë për sigurimin e cilësisë dhe mësuesve koordinatorë të këshillimit të karrierës

 Ju njoftojmë se shpallen procedurat e konkurrimit të mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë dhe mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës.

A)    Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për mësues koordinator për sigurimin e cilësisë:

a)      Duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor me kontratë pa afat dhe të ketë 8 vite punë si mësues, nga të cilat 5 vite në shkollën ku punon dhe aplikon për mësues koordinator të sigurimit të cilësisë ose në shkollën me numër më të madh nxënësish.

b)      Të ketë kategorinë “Mësues specialist” me rezultat “Shumë mire” ose “Shkëlqyeshëm”. Avantazh përbën rezultati "Shkëlqyeshëm".

c)      Të jetë vlerësuar në matjen e performancës vjetore të mësuesit me vlerësimin “Shumë mire” për tri vite radhazi.

d)     Të ketë kryer prezantimin e një projekti novator për zhvillimin e lëndës, që dëshmohet nga institucioni arsimor përkatës.

e)      Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe aftësi shumë të mira kompjuterike.

 

B)    Dokumentacioni që duhet të dorëzojë:

a)      Kërkesë me shkrim,

b)      Jetëshkrim,

c)      Kopje të diplomave dhe listës së notave,

d)     Librezë pune ose vërtetim pune,

e)      Kopje të certifikatës së kualifikimit të fundit,

f)       Vlerësimet e punës së tre viteve të fundit,

g)      Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj (anglisht),

h)      Çertifikatë apo dëshmi të njohurive të programeve kryesore kompjuterike,

i)        Prezantimi i projektit novator për zhvillimin e lëndës, që dëshmohet nga institucioni arsimor përkatës,

j)        Certifikata, trajnime ose rekomandime që dëshmojnë njohuri në fushën e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e talenteve të nxënësve,

k)      Deklaratë për vërtetësinë e dokumentave,

l)        Deklaratë e konfliktit të interesit,

m)    Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

 

C)    Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për mësues koordinator për këshillimin e karrierës:

a)      Duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor dhe të ketë 5 vite punë si mësues, ndër të cilat 3 vite si mësues në shkollën ku punon dhe aplikon për mësues koordinator të këshillimit të karrierës ose në shkollën me numër më të madh nxënësish.

b)      Të ketë përfituar kategorinë “Mësues i kualifikuar” me rezultat “Shumë mire” ose “Shkëlqyeshëm”. Avantazh përbën rezultati “Shkëlqyeshëm”.

c)      Të jetë vlerësuar në matjen e performancës vjetore të mësuesit me vlerësimin “Shumë mire” për dy vite radhazi.

d)     Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe njohuri në fushën e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e talenteve të nxënësve, të cituara në vlerësimet periodike të mësuesit në shkollë apo certifikata në trajnime.

e)      Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe aftësi shumë të mira kompjuterike.

 

D)    Dokumentacioni që duhet të dorëzojë:

a)      Kërkesë me shkrim,

b)      Jetëshkrim,

c)      Kopje të diplomave dhe listës së notave,

d)     Librezë pune ose vërtetim pune,

e)      Kopje të certifikatës së kualifikimit të fundit,

f)       Vlerësimet e punës së dy viteve të fundit,

g)      Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj (anglisht),

h)      Çertifikatë apo dëshmi të njohurive të programeve kryesore kompjuterike,

i)        Certifikata, trajnime ose rekomandime që dëshmojnë njohuri në fushën e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e talenteve të nxënësve,

j)        Deklaratë për vërtetësinë e dokumentave,

k)      Deklaratë e konfliktit tëinteresit,

l)        Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

Aplikimet për këto dy pozicione bëhen prej datës 20.09.2024 deri 25.09.2024.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dosjen me elementët e detyrueshëm nëZVAP Elbasan.

 

Shtojcat 1, 2, 3, 5