MINISTRIA E ARSIMIT

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KORÇË

ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR ELBASAN

  Nr._____ Prot.                                                                                                                                                      Elbasan, më 24.10.2025

 

SHPALLJE E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT PËR POZICIONIN NËNDREJTOR NË INSTITUCIONET PUBLIKE ARSIMOR PARAUNIVERSITARENË VARËSI TË ZVAP ELBASAN

 

Në mbështetje të nenit 55 të ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin Nr.48/2018, dt. 23.07.2018, të nenit 1 të Udhëzimit Nr. 22, datë 13.11.2023, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit publik arsimor parauniversitar” si dhe urdhërit Nr.82  dt. 22.10.2025 të ZVAP Elbasan “Për hapjen e procedurave të konkurrimit për pozicionet vakante nëndrejtor në shkollat në varësi të ZVAP Elbasan”, shpallen procedurat e konkurrimit për pozicionet nëndrejtor në institucionet arsimore:

-           “Luigj Gurakuqi” Elbasan.

-          “Ptoleme Xhuvani” Elbasan

-          “Jorgji Dilo” Elbasan

-          “Sulë Misiri” Elbasan

-          “Mlizë” Elbasan

-          “Ismail Kasa” Jagodinë

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar për pozicionin nëndrejt institucioni publik arsimor parauniversitar:

 

·         Të zotërojë arsimim si mësues sipas përcaktimeve në nenin 57, të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

·         Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”, me vlerësim jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit;

·         Të mos ketë masë disiplinore në fuqi ndaj tij.

·         Të jetëi certifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor, për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar, ose të jetë pranuar për ta kryer atë.

 

Dokumentacioni I aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në institucionin publik arsimor parauniversitar:

·         Jetëshkrimin (sipas modelit në shtojcën Nr.1 të Udhëzimt Nr. 22, datë 13.11.2023, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit publik arsimor parauniversitar”)

·         Kopje e librezës së punës

·         Kopje e dokumentit të identifikimit (ID)

·         Tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit ttë përcaktuar në shtojcën nr.5 të udhëzimit të sipërcituar)

·         Certifikatën e drejtuesit tëIPAP-së ose vërtetim nga Shkolla e Drejtorëve që është pranuar për të kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor, në rast se e disponon;

·         Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.5 të udhëzimit të sipërcituar).

·         Vërtetim nga institucioni ku punon, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi

·         Deklaratën për verifikimin e vërtetësisë të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati sipas shtojcës 8 të udhëzimit të sipërcituar.

·         Deklaratën e konfliktit të interesit të aplikantit me punonjësit mësimorë të IPAP-së (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prind të bashkëshortit/es) (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.3 të udhëzimit).

Dokumentacioni i mësipërm dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar ose në rrugë eletronike në adresësn e IPAP përkatëse. Dorëzimi i dokumentacionit kryhet brenda datës 07.11.2025 ( brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes).

Komisioni i shqyrtimit të dokumentacionit mblidhet jo më vonë se 3 (tre) ditë pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit, për të bërë shqyrtimin paraprak të dokumentacionit.

Komisioni shqyrton dokumentacionin për mangësi brenda 2 (dy ditëve) pune dhe njofton me shkrim ose me e-mail kandidatin që ka mangësi në dosje.

Kandidati nga momenti i njoftimit ka 3 (tre) ditë pune kohë për të dorëzuar dokumentacionin që mungon.

Pas përfundimit të këtij afati, komisioni shpall listën me kandidatët që kanë dokumentacionin e plotë dhe të saktë, bën vlerësimin e dosjeve, si dhe realizon intervistën e strukturuar brenda 1 (një) dite pune.

Komisioni harton tabelat e pikëve dhe rendit kandidatët sipas shumës së përgjithshme të pikëve, në rendin zbritës dhe brenda 3 (tre) dtëve pune shpall në këndin e njoftimeve të IPAP-së tabelat e pikëve totale të secilit kandidat, sipas shtojcës nr.7, bashkëlidhur Udhëzimit.

Kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankim me shkrim para komisionit brenda 3 (tre) ditëve pune nga shpallja e rezultateve të konkurimit. Komisioni shqyrton ankesat brenda 1 (një)  dite pune.

Në rast se nuk konstatohen probleme proceduriale kryetari i komisionit I dorëzon drejtorit të IPAP-së dosjet e aplikimit dhe vlerësimit me pikë për kandidatët me më shumë pikë.

Drejtori I IPAP-së realizon intervistat brenda 3 (tre) ditëve pune nga momenti I marrjes dijeni të 2 kanditatëve me më shumë pikë.

Brenda 3( tre) dite pune nga realizimi i intervistës me kandidatët, drejtori I IPAP-së shpall vendimin për kandidatin fitues për pozicionin e nëndrejtorit të IPAP-së.

Kandidati jo fitues ka të drejtë të paraqesë ankesë në ZVAP brenda 3 ditëve pune  nga shpallja e kandidati fitues. Kandidati ankimues mer përgjigje nga ZVAP Elbasan brenda 3 ditëve pune nga afati i ankimimit

 

DREJTOR

VESA LIÇO