Njoftim!
Në zbatim të shkresës së AKAP me nr. 2057 prot., datë 13.08.2025, me lëndë “Për zhvillimin e praktikës profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2025-2026”, ju informojmë se regjistrimi përpraktikën profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2025-2026 bëhet nëpërmjet platformës e -Albania në shërbimin “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit” (kandidatë për mësues)në këto periudha:
· Për periudhën e parë mësimore ,nga data 20.08.2025 deri në30.08.2025
· Për periudhën e dytë mësimore ,nga data 01.12.2025 deri në 12.12.2025
· Për periudhën e tretë mësimore ,nga data 02.03.2026 deri në 13.08.2026
Kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale ngarkon në platformën e aplikimit online dokumentat si më poshtë:
1. “Formulari i aplikimit”, sipas shtojcës 5, sipas rregullores (e ka sistemi) .
2. Jetëshkrimi i praktikantit (CV)
3. Dokumenti i dentitetit (ID)
4. Diploma bachelor dhe listë notash e noterizuar + Diplomë master në fushën e mësuesisë dhe listë notash e noterizuar)
5. Raportin mjeko- ligjor
6. Vetëdeklarimin e gjendjes gjygjësore
7. Vërtetim nga prokuroria ose nga gjykata se nuk është në ndjekje penale.
Kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale përzgjedh IAPP-në nga lista e publikuar në faqen e ZVAP-së.
Faleminderit!