DREJTUAR : Të gjithë institucioneve shkollore te rrethit DAR Elbasan.
Të nderuar kolegë!
Një falenderim për të gjithë Ju që morët pjesë në realizimin me sukses të Maturës Shtetërore 2014. Duhet të jemi të gjithë të kënaqur, sepse realizuam një proçes dinjitoz . Të jemi krenarë, sepse shënuam një faqe të re në historinë e Maturës Shtetërore. Dhe kjo falë vendosmërisë , përkushtimit e korrektesës.
Le të përpiqemi të mbajmë të njëjtat standarte në çdo hap të punës sonë, për të ngritur lart figurën e mësuesit dhe arsimit në tërësi.
Duke ju falenderuar për çdo moment të punës suaj së vyer.
Me respekt
JONIDA