MINISTRIA E ARSIMIT

DHE SPORTIT

                   DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN                

                Elbasan më 09.12.2014

NJOFTIM PËR VËNDE TË LIRA PUNE 

Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, Udhëzimit nr. 58 datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të nendrejtorit institucionit  publik të arsimit parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan, shpall vend të lirë për pozicionin e nëndrejtorit të Institucionit arsimor publik në këtë shkollë:

 

Shkolla e mesme:

Nr

Shkolla

Profili

Qytet/fshat

Bashki/komunë

1

Konstandin Kristoforidhi

Matematikë-Fizikë

Elbasan

Elbasan

 

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

Kandidati për nendrejtor i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a) të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, date 21. 5. 2007 "Per arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;

b) të ketë të paktën kategorinë "Mësues i kualifikuar";

c) të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.

DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT

a)      Kërkesë me shkrim në lidhje me institucionin publik arsimor në të cilin, kandidati kërkon të aplikoj.

b)      Cv-në dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në CV (Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën  

nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

c) Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant (Sipas modelit të përcaktuar në

     shtojcën nr. 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

ç) Dëshmine e penalitetit të leëshuar jo më herët se tre muaj para datëes së aplikimit;

d) Dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore, ose titullarë të  njësive   

     arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin gjatë viteve të fundit.

  (Sipas modelit të shtojcës nr. 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

Dorëzimi i dokumentacionit  të aplikimit do të bëhet pranë Sekretarisë së Drejtorisë Arsimore Rajonale Elbasan cdo ditë nga hëna në të premte, nga ora 13:00 – 15:00.

Afati i fundit për dorëzimin e  dokumentacionit të aplikimit do të jetë data 18 dhjetor 2014.

 

JONIDA CUNGU

 

DREJTORE