MINISTRIA E ARSIMIT
DHE SPORTIT
DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE
ELBASAN
Lagja Partizani, Rruga Janaq Kilica 3001 Elbasan Tel+355 54252680
Nr.______Prot. Elbasan, më 9.9.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Shkolles “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi” Elbasan shpall vend të lirë për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:
|
Nr |
Shkolla |
Mesues |
Njësia Arsimore vendore |
Bashkia |
|
1 |
Konstandin Kristoforidhi |
Matematike- Fizikë |
Elbasan |
Elbasan |
|
2 |
Luigj Gurakuqi |
Matematike- Fizikë |
Elbasan |
Elbasan |
A. NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE
Kerkesat per levizje paralele dhe dokumentacioni perkates dorëzohet në Drejtorinë e Institucionit Publik te Arsimit Parauniversitar “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi” cdo ditë nga ora 11.00 -13.00 .
B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e
lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pranë Drejtorisese Institucionit Publik Arsimor “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi”:
I. KËRKESA PËR KANDIDATËT PËR LËVIZJE PARALELE
Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:
a) të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.
b) Te mos ketë masa disiplinore në fuqi.
II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:
Kandidati për mësues duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.
Dokumentacioni i plotësuar :
a. Kërkesë me shkrim .
b. CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)
c. Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).
d. Raport mjeko-ligjor.
e. Deshmine e masave disiplinore ne fuqi ne ngarkim te tij(nese nuk ka, e deklaron me shkrim qe nuk ka).
ë. Dëshmi penaliteti te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.
f. Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .
- Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.
III. Dokumentacioni i aplikimit dorezohet ne Drejtorine e Institucionit Arsimor “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi” me procesverbal dorezimi.
IV.Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit do të jetë 18.9.2015 ) .
U shpall më 9.9.2015.
DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN
JONIDA CUNGU
