Print
Hits: 3894

 

 

MINISTRIA E ARSIMIT

DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

ELBASAN

Lagja Partizani, Rruga Janaq Kilica 3001 Elbasan                                                                                Tel+355 54252680

 

Nr.______Prot.                                                                                  Elbasan, më 9.9.2015

 

NJOFTIM  PËR VEND TË LIRË  PUNE

     

Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  Drejtoria e Shkolles  “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi” Elbasan shpall vend të lirë për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:

 

Nr

Shkolla

   Mesues

Njësia Arsimore vendore

Bashkia

1

Konstandin Kristoforidhi

Matematike- Fizikë

Elbasan

Elbasan

2

Luigj Gurakuqi

Matematike- Fizikë

Elbasan

Elbasan

 

A.    NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE 

Kerkesat  per levizje paralele dhe dokumentacioni perkates  dorëzohet në Drejtorinë e Institucionit Publik te Arsimit Parauniversitar “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi”  cdo ditë nga ora 11.00 -13.00 .

B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e

lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,   pranë  Drejtorisese Institucionit Publik Arsimor “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi”:

 

 

I. KËRKESA PËR KANDIDATËT PËR LËVIZJE PARALELE 

Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a) të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.

b) Te mos ketë masa disiplinore  në fuqi.

 

II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:

Kandidati për mësues  duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.

     Dokumentacioni i plotësuar :

 

a. Kërkesë me shkrim .

b. CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)

c. Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).

d. Raport mjeko-ligjor.

e. Deshmine e masave disiplinore ne fuqi ne ngarkim te tij(nese nuk ka, e deklaron me shkrim qe nuk ka).

ë. Dëshmi penaliteti te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.

f. Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .

 

-                      Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.

III. Dokumentacioni i aplikimit dorezohet ne Drejtorine e Institucionit Arsimor  “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Luigj Gurakuqi” me procesverbal dorezimi.

IV.Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit  do të jetë 18.9.2015 ) .

U shpall më  9.9.2015.

 

          DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN

 

 

JONIDA CUNGU