Një përfaqësim dinjitoz i shkollës “ Këshilltarët e Galigatit” Galigat në zbatim të projektit gjithëvjetor “ Ja çdi të bëj shkolla ime “. Vlerësim për drejtorin e shkollës z. Shkëlqim Selimi për ndërthurjen e kontributeve në spektaklin e dhënë në dt. 18.03.2016 në Pallatin e Kulturës “ Thoma Prifti “ me pjesëmarrje të nxënësve , prindërve , mësuesve. Motivim dhe Vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e mësueses Violeta Miraka e cila talentin e saj për këngën popullore e ndau simetrikisht me nxënësit e saj. Programi i titulluar “Ne jemi tradita “ gërshetonte në mënyrë harmonike të gjithë elementët e kulturës së njerëzve -banorë të fshatit Galigat : këngën popullore , vallen , kostumet ,instrumentat , humorin , modernen … etj. Mirënjohje Komisionit Vlerësues për profesionalizmin në përzgjedhje ; mirënjohje Pallatit të Kulturës me drejtues z. Skënder Lumshi për mjedisin e ofruar ; mirënjohje QKF me drejtuese zj. Leidi Shqiponja për mbështetjen që ju jep shkollave për këtë projekt. Ftoj shkollat e tjera , mësuesit , nxënësit , prindërit dhe të interesuar të tjerë të arsimit në rreth ta përvetsojnë përvojën e mrekullueshme të kësaj shkolle dhe ti ofrojnë publikut artdashës gramshiot vlera të tjera specifike të zonës ku realizojnë shërbimin arsimor.

KLIKONI KETU