Zhvillimi i orëve të hapura
Në zbatim të Udhëzimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, në shkollat e rrethit Gramsh, vijon zhvillimi i orëve të hapura për klasat e para dhe të gjashta. Marrin pjesë prindër, mësues dhe përfaqësues nga ZA Gramsh. Në këtë mënyrë prindërit kanë mundësi të njihen me kurrikulën e re.