Njoftim per kursin veror në bashkëpunimin me Shoqatën Franceze NECAL:
1. Nga data 01.07.2016 në dy mjedise atë të shkollës së mesme “ Shefqet Guzi” dhe shkollës 9-vjecare “ Rilindja “ zhvillohet normalisht kursi veror me nxënësit e përzgjedhur të cilët në shkollë mësojnë gjuhën e huaj frënge .
2. Inicimi i projektit u krye nga Zyra Arsimore Gramsh dhe zj. Briggite Basin drejtuese e Shoqatës Franceze NECAL.
3. Nga shoqata Franceze NECAL zhvillojnë mësim 7 animatorë : Moise SEMBO ; Maraim BERBIE ; Ambre RAMARIOACNA; Isabell LOZACK ; Alix SATHOUND ; Noel Marie-Laure ; Clemene LALLET.
- Ato kanë mbështetjen e dy mësueseve te gjuhës frënge të shkollave tona : Marjeta Basha –shkolla e mesme “Shefqet Guzi” dhe Republika Ceci –shkolla 9-vjecare “Rilindja “ si dhe specialistit të Za , z.Isa Basha.
4. Në kursin veror marrin pjesë 104 nxënës nga klasa e III-të AMU deri në klasën e XI-të AML kryesisht nga shkollat e qytetit.
5. Veprimtaritë ditore kryhen në bazë të një programi dhe memorandumi mirëkuptimi të hartuar midis dy palëve dhe zhvillohet në gjuhën frënge. Zhvillohen orë mësimi në klasat e informatikës si dhe në klasat digitale (me tableta ) të shkollës “Shefqet Guzi” . Përparësi ka argëtimi me lojra :popullore ;sportive , vizatime , piktura etj. Kursi perfundon ne dt.24.07.2016