MIRATOHET
( Zamira GJINI )
DREJTORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR MAS
DREJTORIA ARSIMORE ELBASAN
ZYRA ARSIMORE GRAMSH
Nr.______Prot. Gramsh , me 15.02.2014
U R D H Ë R
Nr. 12 datë 15.02.2014
“Për krijimin e komisionit të Maturës Shtetërore në ZA”
Mbështetur në nenin 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të Ligjit Nr. 7952 datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, Kreu XVII “Provimet Kombetare “neni 105, të “Dispozitave Normative për Arsimin Parauniversitar”, , kreu IV, neni 16 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 78, datë 08.02.2006 “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike” si dhe në Udhëzimin për provimet e MSH Nr. 60 datë 26.12.2013 dhe në Rregulloren per Procesin e Matures Shteterore 2014 në Republikën e Shqipërisë Nr. 895 datë 07.02.2014
URDHËROJ :
1. Të ngrihet në ZA Komisioni i Maturës Shtetërore i përbërë :
a. Luljeta Dollani – Pergj. i ZA – Kryetar
b. Xhevit Dërmyshi- Përgj.IT në ZA- anëtar
c. Arjeta Shuli - Spec. Statistikes - anëtar
d. Mahmut Murati - Spec. CK
e. Isa Basha .........Specialist i Sekr.-Arkivi
2. Ky komision të përgjigjet:
2.1 Për zhvillimin normal dhe në përputhje me aktet ligjore dhe normative të provimeve
të Maturës Shtetërore. (Ndarja e detyrave sipas planit te vecante –pjese perberese)
2.2 Për trajnimin e Komisioneve shkollore të Maturës Shtetërore të ngritur pranë çdo
shkolle të mesme .
2.3. Për evidentimin dhe sigurimin në kohë të mjediseve për zhvillimin e provimeve
të Maturës Shtetërore
2.4. Për shpërndarjen pranë shkollave përkatëse të dokumentacionit të Maturës
Shtetërore
2.5. Për krijimin e bazës së të dhënave dhe plotësimin e dokumentacionit
përkatës.(Tabela T )
2.6. Për përzgjedhjen e mbikqyrësve të provimeve të Maturës Shtetërore.
3. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri Sekt. K&C , Sekt.Mb&F, Sekt.IT
4. Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Luljeta DOLLANI
Përgj. ZA-Gramsh.
