DREJTORIA ARSIMORE ELBASAN
ZYRA ARSIMORE GRAMSH
Nr.______Prot. Gramsh , me 18.11.2014
Lenda : Udhezues per regjistrim ne Portualin
Mesues per Shqiperine.
Në adrese të drejtoreve te shkollave :
Mbeshtetur ne e-mail e MAS ju bejme me dije se :
“ Iniciativa e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka si qëllim të sigurojë mësimdhënien e qëndrueshme në te gjithë vendin, garantimin e cilësisë në arsim nëpërmjet angazhimit të te rinjve dhe të rejave që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësimdhënies, dhe që, pavarësisht burokracive dhe pengesave të shumta, nuk e kanë humbur shpresën se një ditë do të kontribuojnë në fushën për të cilën kanë investuar.
Synimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është që:
Në këtë nismë të përfshihen mësuesit e sapo diplomuar në mësim-dhënie, mësues që punojnë me kohë të pjesshme si dhe mësues të cilët janë prej kohësh në listat e pritjes pranë çdo drejtorie dhe zyre rajonale.
Kjo nismë do të krijojë mundësi për të rinjtë të cilëve do t’u ofrohen mundësi reale punësimi dhe përfitimi të eksperiencave pozitive në drejtim të mësimdhënies. Angazhimi i tyre si mësues në zonat ku ata aplikojnë ose në komunitetet në nevojë i shërben pozitivisht çdo individi, por edhe vetë shoqërisë duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë në arsim në komunitetet në nevojë si dhe në ndryshimin e mentalitetit të kërkuesve të punës në arsim.
Kjo iniciativë fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe të bëhen pjesë e kësaj iniciative konkurruese objektive ndërmjet brezave. Çdo individ i interesuar mund të aplikojë dhe menjëherë ai bëhet pjesë e një gare konkurruese që bazohet në meritokraci reale.
Per te aplikuar ne portalin “Mesues per Shqiperine” ju mund te aksesoni ne adresen: mesues.arsimi.gov.al, ose pasi hyni ne faqen e MAS arsimi.gov.al mund te klikoni ne logon prezantuese te ketij portali
Rubrikat e ketij portali jane:
· Kreu
· Rregjistrimi
· Testimi
· Vende vakante
· Statistika
· Pyetje dhe pergjigje
· Kontakt
Ne rubriken KREU jepet informacioni i pergjithshem ne lidhje me kete inisiative
Ne rubriken RREGJISTRIMI cdo i interesuar mund te aplikoje per te qene kandidat per pjesemarrje ne testim. Te gjithe fushat e ketij formulari aplikimi jane te detyrueshme per t’u plotesuar. Gjate plotesimit te ketij formulari cdo aplikant duhet te ngarkoje ne formatin perkates dy dokumente: dokumentin e identifikimit(karte identiteti ose pasaporte) si dhe diplomen e nivelit me te larte qe ai ka ne degen e mesuesise.
Disa fusha plotesohen duke vendosur karakteret perkatese, disa te tjera mundesojne perzgjedhjen e nje prej alternativave te listuara.
Pervec gjeneraliteteve, cdo aplikant deklaron vitin e tij te diplomimit, perzgjedh nivelin me te larte te arsimit perkates ne fushen e mesuesise, kategorine dhe vjetersine e punes, si dhe percakton:
· Vendin ku deshiron te beje testimin
· Preferencen e tij te punesimit deri ne tre alternativa
· Profilin e testimit
Ne perfundim te aplikimit, cdo aplikant printon kete formular per ta bere me pas pjese te dosjes se tij personale.
Gjithashtu aplikanti deklaron kualifikimet e tij personale, gjuhet e huaja qe zoteron si dhe nivelin e njohurive kompjuterike
Pas rregjistrimit, cdo aplikant sigurohet per aplikimin e kryer nepermjet nje mesazhi konfirmues qe shfaqet ne portal
Ne rubriken TESTIMI per momentin eshte paraqitur vetem Manuali i plotesimit te formularit, i cili eshte nje dokument mjaft orientues per te gjithe te interesuarit per te aplikuar ne portal.
Ne vijimesi te interesuarit do te informohen ne lidhje me:
· Kalendarin e testimeve
· Programet lendore
· Ambjentet e testimeve ne cdo DAR
· Listen e kandidateve per testim ne cdo DAR
· Rezultatet e testimeve dhe rankimin e kandidateve
Ne kete rubrike do te publikohen edhe dispozitat ligjore qe i referohen procesit te testimit.
Ne rubriken VENDE VAKANTE informacioni do te shfaqet pas dates 20 nentor. Ky informacion do te evidentoje mundesite e ofruara te punesimit prane cdo DAR/ZA-je
Ne rubriken STATISTIKA gjenerohen te perditesuara informacionet qe lidhen me shperndarjen e numrit te aplikanteve per cdo DAR/ZA
Ne kete rubrike ne vijimesi do te perditesohen statistika qe lidhen me shperndarjen e aplikanteve sipas profilit te testimit, sipas nivelit te arsimit perkates, vitit te diplomimit, kategorizimit etj.
Ne rubriken PYETJE DHE PERGJIGJE jemi munduar te afishojme te gjitha ceshtjet e supozuara nga ana jone dhe te ngritura aktualisht nga aplikantet, per t’u dhene mundesi te gjithe te interesuarve te orientohen ne kriteret e pjesemarrjes ne testim dhe ne menyren e aplikimit ne portal.
Ne kete rubrike ju mund te gjeni informacione si:
· Si mund të aplikoj për të marrë pjesë në nismën “Mësues për Shqipërinë”?
· A është e nevojshme të dorëzoj dokumente të printuara përpara testimit? Ku?
· Kush ka të drejtë të aplikojë?
· Kur dhe si do të shpallen datat e provimeve?
· Kur dhe si do të shpallen vendet vakante në arsim?
· Çfarë nevojitet për të patur një formular të plotësuar saktë?
· Sa herë kam mundësi të aplikoj në portal?
· Kur do te fillojë testimi?
· Sa ditë do te zgjasë procesi i testimit?
· Ku do të behet testimi dhe a kam të drejtë të zgjedh zonën e testimit pavarësisht vendbanimit tim?
· Të gjithë të regjistruarit në portal do të jenë kandidatë për t’u testuar?
· Kur do të shpallen rezultatet e testimit, si do të behet vlerësimi i tyre dhe ku mund të marrim informacion?
· Nëse jam regjistruar për provimin e shtetit në dhjetor do te hyj tani ne testim? Etj
Ne rubriken KONTAKT cdo i interesuar mund te komunikoje me administratoret e sistemit ne adresen: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., per te marre informacionin perkates.
Faleminderit për mirëkuptimin. “
Xhevit DERMYSHI ,Pergj.IT
Luljeta DOLLANI
Përgj. ZA-Gramsh.