DREJTORIA ARSIMORE ELBASAN
ZYRA ARSIMORE GRAMSH
Nr.______Prot. Gramsh , me 05.01.2015
Njoftim per vend te lire pune
Ne zbatim te Ligjit Nr. 69/2012 “ Per sistemin arsimor parauniversitar “ VKM nr.66 dt.03.02.2010 “Per organizimin e Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore “ , Udhëzimit Nr.57 datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar “të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “ Zyra Arsimore Gramsh shpall konkurimin per vende te lira për pozicionin e Drejtuesit të Institucionit Arsimor publik në këto shkolla :
Shkolla e arsimit te mesem te ulet :
|
Nr. |
SHKOLLA |
QYTET/FSHAT |
BASHKI/KOMUNA |
|
1 |
Grazhdan |
Fshat |
KUKUR |
· Kerkesa te vecanta pe kandidatet :
-a. Te ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741 , datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë “ të ndryshuar ;
-b. Të ketë të paktën kategorinë „Mësues i kualifikuar “;
-c. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
§ Dokumentacioni i aplikimit :
1. Kerkesë me shkrim në lidhje me institucionin public arsimor në të cilin , kandidati kërkon të aplikoj ;
2. CV –në dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në CV ( Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën Nr. 1 , bashkëlidhur këtij Udhëzimi.
3. Tabelën e plotësuar me të dhënta për aplikant( Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën Nr.2 , bashkëlidhur këtij udhëzimi )
4. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit ;
5. Dy rekomandime nga mësues , drejtorë të institucioneve arsimore , ose titullarë të njësive arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin gjatë viteve të fundit. (Sipas modelit të shtojcës Nr. 3 , bashkëlidhur këtijk udhëzimi )
6. Nje nr. Telefoni dhe Adresa elektronike , per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit.
-Mosparaqitja e ketyre dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
· Dorëzimi i dokumentacionit të aplikimit do të bëhet praën Sekretari-Arkivit në Zyrën Arsimore Gramsh cdo ditë nga ora 1400-1600.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave do të jetë 19.01.2015
Faza e pare e konkurimit do te zhvillohet dt. 21.01.2015
Drejtori aktual i institucionit arsimor publik përkatës , do të vërë në dispozicion të sejcilit aplikant një kopje të dokumentave të mëposhtme , të nevojshme për zhvillimin e konkurimit , i cili do të tërhiqet para datës së konkurimit :
a. Plani afatmesem i shkolles.
b. Plani vjetor i shkolles i vitit pararendes.
c. Raporti vjetor i shkolles i vitit pararendes.
U shpall dt.05.01.2015
PËRGJEGJESI I ZA
Luljeta DOLLANI
