Print
Hits: 3038

 

 


                                                   DREJTORIA ARSIMORE ELBASAN

 ZYRA ARSIMORE  GRAMSH

 Nr.______Prot.                                                                                               Gramsh , me 05.01.2015

                                                    Njoftim per vend te lire pune

 

Ne zbatim te  Ligjit Nr. 69/2012 “ Per sistemin  arsimor parauniversitar “ VKM nr.66 dt.03.02.2010 “Per organizimin e Drejtorive Rajonale dhe Zyrave  Arsimore “ ,   Udhëzimit  Nr.57 datë 12.11.2013  “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit  parauniversitar “të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “ Zyra Arsimore Gramsh  shpall konkurimin per  vende te lira për pozicionin e Drejtuesit të Institucionit Arsimor publik në këto shkolla :

Shkolla e arsimit te mesem te ulet   :

Nr.

SHKOLLA

QYTET/FSHAT

BASHKI/KOMUNA

1

Grazhdan

Fshat

KUKUR

 

·        Kerkesa te vecanta pe kandidatet :

-a. Te ketë fituar  diplomë të ciklit të dytë  në fushën e edukimit  ose diplomë të njëvlershme  me të sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741 , datë 21.05.2007  “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë “ të ndryshuar ;

           -b. Të ketë të paktën kategorinë „Mësues i kualifikuar “;

           -c. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.

 

§         Dokumentacioni i aplikimit :

1.         Kerkesë me shkrim në lidhje  me institucionin public arsimor në të cilin , kandidati kërkon të aplikoj ;

2.        CV –në dhe kopjet që dëshmojnë  pohimet në CV ( Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën Nr. 1 , bashkëlidhur këtij Udhëzimi.

3.        Tabelën e plotësuar me të dhënta për aplikant( Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën Nr.2 , bashkëlidhur këtij udhëzimi )

4.        Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit ;

5.        Dy rekomandime nga mësues , drejtorë të institucioneve arsimore , ose titullarë të njësive arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin gjatë viteve të fundit.  (Sipas  modelit të shtojcës  Nr. 3 , bashkëlidhur këtijk udhëzimi )

6.        Nje nr. Telefoni dhe Adresa elektronike , per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit.

-Mosparaqitja e ketyre dokumentave sjell skualifikim te kandidatit. 

 

·        Dorëzimi i dokumentacionit të aplikimit do të bëhet praën  Sekretari-Arkivit në Zyrën Arsimore Gramsh  cdo ditë nga ora 1400-1600.

Afati i fundit për  dorëzimin  e dokumentave  do të jetë 19.01.2015

Faza e  pare e  konkurimit  do te zhvillohet  dt. 21.01.2015

 

Drejtori aktual i institucionit arsimor publik përkatës , do të  vërë në dispozicion të sejcilit aplikant një kopje të dokumentave të mëposhtme , të nevojshme për zhvillimin e konkurimit , i cili do të tërhiqet para datës së konkurimit :

a.        Plani afatmesem i shkolles.

b.        Plani vjetor i shkolles i vitit pararendes.

c.        Raporti vjetor i shkolles i vitit pararendes.

U shpall dt.05.01.2015

 

                     PËRGJEGJESI  I ZA

                        Luljeta DOLLANI