REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN
ZYRA ARSIMORE GRAMSH
SHKOLLA “ Xhile LICI ” Skenderbegas
Nr. 91 Prot. SKENDERBEGAS më 05.01.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit public në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e shkolles “ Xhile LICI” Skenderbegas shpall vende të lire për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:
|
Nr |
Shkolla |
Lënda |
Njësia Arsimore vendore |
Komuna |
|
1 |
“Xhile Lici” Skenderbegas |
Mesues i eduktimit fizik |
Skenderbegas |
Skenderbegas |
|
|
|
% |
|
|
I. KËRKESA PËR KANDIDATËT
Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:
a)të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.
b) Te mos ketë masa disiplinore në fuqi.
A. NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE ( Sekretaria e ZA-Gramsh ) .Dokumentacioni dorëzohet në drejtorinë e shkollës “Xhile Lici “ ;cdo ditë nga ora 1200 -1400.
B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 pranë institucionit arsimor publik “Xhile Lici “ Skenderbegas:
II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:
¨ Kandidati për mësues duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.
¨ Dokumentacioni i plotësuar :
a. Kërkesë me shkrim .
b. CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)
c. Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).
d. Raport mjeko-ligjor.
e. Dëshmi penaliteti.
f. Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .
Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.
III. Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit do të jetë 15.01.2015 )
U shpall më 05.01.2015.
DREJTORI I SHKOLLËS
Shyqyri POLE