Projekti SOKRATES
Gjatë katër ditëve (datë 26-27 Shkurt dhe 9-10 Mars) në ambientet e Gjimnazit "Shefqet Guzi" u zhvilluan trajnime në lidhje me projektin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "SOKRATES". Deri tani janë trajnuar 34 mësues të shkollave të cilët do të merren me hedhjen e të dhënave në sistem . Në datat 16-17 Mars do të zhvillohet trajnimi për grupin e tretë të mësuesve të cilët do të merren me hedhjen e të dhënave në sistemin "SOKRATES".
Sokrates do të mundësojë bazën e plotë të të dhënave në sistemin Arsimor parauniversitar, publik e privat në vend.
Sokrates ofron funksionalitete të reja në drejtim të administrimit të të dhënave të shkollave në nivel rajonal. Informacioni do të jetë i aksesueshëm lehtë dhe shpejtë për një menaxhim modern të shkollës.
Një aspekt i rëndësishëm i këtij sistemi është dhe amza digjitale, që i jep mundësi çdo nxënësi të përfitojë shërbime që lidhen drejtpërdrejtë me sistemin arsimor si, marrja e dëftesave vjetore, lista e notave .
