Gjimnazi "Shefqet Guzi" është përzgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për hapjen e klasave dixhitale. Në këto klasa, të pajisura me tableta, zhvillojnë mësim klasat e X-ta në 5 lëndë. Kjo mënyrë e re bashkëkohore e mësimdhënies dhe mësimnxënies është mirëpritur me entuziazëm nga mësuesit, nxënësit gjithashtu edhe nga prindërit.
Në Gjimnazin "Shefqet Guzi" në klasat me tableta është zhvilluar trajnimi i mësuesve për Sistemin SOKRATES. SOKRATES është sistemi dixhital i administrimit të të dhënave për çdo shkollë.
