Print
Hits: 3390

Projekti “COMBI” është një inciativë  e cila ka në fokus mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e çdo forme, siç është parashikuar në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, të ratifikuar nga Shqipëria, dhe siç parashikohet në parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“COMBI”bazohet në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e komunitetit kundrejt ndryshimit të sjelljeve negative, Mënyrave të Vjetra të Disiplinës( MVD)  dhe  zëvendësimin e  tyre me Mënyrat e Reja të Disiplinës (MRD) dhe ruajtjes së sjelljeve të ndryshuara


Më 15.03.2016 ne mjediset e Zyres Arsimore Gramsh me pjesemarrjen e përfaqesuesve të të gjitha shkollave të rrethit , drejtues shkollash , përfaqësues nga Keshillat e Prindërve , psikolog shkollor , bordi i shkollës zhvilluan nje trajnim per Programin COMBI , drejtuar nga Menaxheret e Programit Qendra " Femijet Sot" Tirane . Ne vijim prononcimi i trajnueses zj.Rezarta Gjalpi (Marini) : " Në kuadër të Programit “KOMUNIKIM PËR NDRYSHIM SJELLJE” COMBI”, Qendra “ Fëmijët Sot” realizoi 5 seanca orientimi me stafet e Drejtorive Arsimore/Zyrave Arsimore në lidhje me ri-aktivizimin e programit COMBI. Nëpër trajnime morën pjesë rreth 175 përfaqësues nga DAR/ZA Elbasan, Dibër, Kavajë, Durrës dhe Shkodër. Qëllimi i trajnimeve ishte prezantimi I Planit të Punës në të cilat do të mbështet zbatimi I programit COMBI në fushën e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla. Trajnimi u dha mundësinë përfaqësuesve të institucioneve arsimore, të diskutojnë në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë në kuadër të fazës së dytë të zbatimit të programit COMBI: Koordinatorët dhe Avokatët e Mënyrave të Reja të Disiplinës (MRD), cfarë duhët të bëjnë shkollat, organizimin e bisedave kafe, ngitjen e këndeve COMBI, shpërndarjen e materialeve promocionale dhe kartave PEET, angazhimin e nxënësve dhe komunitetit për të reduktuar dhunën ndaj fëmijëve, etj. Gjithashtu,synimi ishte edhe vendosja e kontakteve të bashkëpunimit me përfaqësuesit e drejtorive të shkollave për zbatimin e Programit. Përfaqësues të institucionet arsimore, drejtues shkollash, mësuesit, psikologët shprehën angazhimin e tyre në këtë fazë të dytë në adresimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve në shkolla dhe promovimin e MRD. Në përfundim u shpërndanë materialet promovuese të komunikimit në shkolla (postera, fletë informimi për mësuesit, fletë informuese për nxënesit, fletë informimi për rrjetin e avokatëve, kartën PEET dhe instruksionet përkatese). COMBI është Program I Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( MAS) dhe realizohet në partneritet me institucionet qendrore dhe lokale në varësi të MAS; Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, mbështetur nga UNICEF Shqipëri. "

 

Klikoni këtu