Print
Hits: 4510

Parakalim Sensibilizues "Mos Perjashto- Fillo të Ndihmosh"

 

Parakalim Sensibilizues, 3 Dhjetor "Dita Boterore e Personave me Aftesi te kufizuar"

Integrimi arsimor dhe social i 65 femijeve te rrethit tonë me problematika të tilla; përkushtimi i mesuesve tanë për të marre persiper misionin e mesimit dhe edukimit te tyre ; angazhimi i prinderve të tyre në këtë mision dhe solidariteti njerëzor i qytetarëve të Gramshit për këtë kategori nxënësish. Ashtu te bashkuar , mes nesh nxenesit me aftesi te kufizuar treguan se çdijne te bejne: të vizatojnë bukur , të recitojnë mrekullisht , të këndojnë me pasion të përcjellin mirësi , dashuri dhe mirënjohje ndaj kujdo që e kanë në krah. Mirenjohje dhe respekt per TA ; mirenjohje dhe respekt per te gjithe te angazhuarit ne kete proces te një arsimi gjithëpërfshirës , këtij elementi parësor të reformës aktuale arsimore; mirenjohje dhe respekt per mesuesit qe i kanë pjesë të jetës së tyre të përditshme këta fëmijë , mirënjohje dhe respekt për misionin e psikologëve shkollor : Ilda Xhaka, Eranda Muha , Eridjola Bici, Joana Brami ; Ardjan Ceci , Erinela Sulmina te integruar tashme plotësisht në misionin e tyre ; mirënjohje dhe respekt për ekipin e QKF të drejtuar me kopetencë dhe profesionalizëm nga Leidi Shqiponja . Mirënjohje për Bashkinë me drejtuese Luljeta Dollani për mbështetjen finaciare të këtij aktiviteti dhe 65 pako-dhurata për këta fëmijë si dhe Shoqaten e Invalidëve të Punës (PAK) me kryetar Shkëlqim Agollin pjesë përbërëse e këtij misioni.

Bashkëqytetar :bashkohuni me ne duke patur si motiv slloganin :

"Mes jush të ndryshëm por të barabartë ; Mos përjashto –Fillo të ndihmosh".