Njoftim: Për zhvillimin e praktikës profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022-2023. (Periudha e dytë)
Aplikimi për periudhën e dytë mësimore hapet me datë 05.12.2022 dhe mbyllet me datë 15.12.2022 ora 24:00.
Kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale ngarkon në platformën e aplikimit online dokumentat si më poshtë:
1.“Formulari i aplikimit”, sipas shtojcës 5, bashkëlidhur kësaj rregulloreje dhe pjesë përbërëse e saj.
2. Jetëshkrimi i praktikantit (CV)
3.Dokumenti i dentitetit (ID)
4. Diploma bachelor dhe listë notash e noterizuar + Diplomë master në fushën e mësuesisë dhe listë notash e noterizuar)
5.Raportin mjeko- ligjor
6. Vetëdeklarimin e gjendjes gjygjësore
7.Vërtetim nga prokuroria ose nga gjykata se nuk është në ndjekje penale.
Kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale përzgjedh IAPP-në nga lista e publikuar në faqen e ZVAP-së.
Faleminderit.
